ELBASAN-Një 16-vjeçar është gjendur në afërsi të një shtëpie private në Shushicë pa pasur mundësi të komunikojë për shkak të prapambetjes mendore. Banorët e Shushicës e kanë marrë dhe i kanë dhënë ushqim, por kur 16-vjeçari nuk mund të komunikonte dhe të tregonte se ku banonte kanë njoftuar policinë.
Djali i dobët rreth 1.75 i gjatë, me bluzë të bardhë me vija, me tuta sportive blu, sy dhe flokë kafe është përpjekur të tregojë shtëpinë nëpërmjet belbëzimeve dhe shenjave, por efektivat nuk kanë arritur dot në vendbanimin e tij.
Mësohet se djali ka tre ditë që endet në fshatra dhe është parë në të gjithë zonën, por askush nuk e njeh. Policia ka kërkuar ndihmën e komunitetit për të identifikuar 16- vjetarin, por deri tani asnjë nuk është interesuar për të. Djali po qëndron në ambientet e komisariatit të Elbasanit në pritje të familjarëve të tij.
0 Comments:
Post a Comment