Një ditë pas raportit të publikuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkeljet në Bashkinë e Tiranës, ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit me anë të Drejtorit të Kabinetit në ketë Bashki, Eduard Shalsi.
"Pritëm me interes dhe lexuam me shumë vëmendje Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe nuk mund ta fshehim zhgënjimin që pësuam nga niveli dhe të ashtuquajturat gjetje.
Kontrolli i Lartë, që me sa duket ka mbetur një strukture amorfe, arkaike, aspak efikase, aspak i azhornuar me ligjet dhe normat, nuk arriti të ushtronte edhe kësaj here një kontroll sipas standardeve bashkëkohore të Auditimit, por ushtroi thjesht dhe vetëm një kontroll ku u mpleks paragjykimi, mungesa e seriozitetit, mediokriteti dhe paaftësia", - ka deklaruar Shalsi.
Më tej Drejtori i Kabinetit ka bërë të ditur se: "rasti me tipik e më flagrant se si Kontrolli i Lartë i bën një ftesë të mirëfilltë Bashkisë për shkeljen e ligjit, është ai i shumës 906 889 000 lekë që sipas tiji mungon buxhetit të Bashkisë. Bëhet fjalë për taksën e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, e cila nuk mund të vilet nëse godina nuk ka lejen e shfrytëzimit.
Nga ana e saj Bashkia e Tiranës nuk mund të japë leje shfrytëzimi për objekte që janë ndërtuar në shkelje të ligjit. E, duke akuzuar Bashkinë për mosdhënien e lejes së shfrytëzimit, është pikërisht Kontrolli i Lartë që i sugjeron Bashkisë të shkelë ligjin. Duke parë dhe lexuar këtë raport, do të dëshironim të ishte ndryshe, do dëshironim që të ndihmonte në përsosjen e punës tonë, por nuk na mbetet gjë tjetër, veçse ta karakterizojmë një kontroll qesharak",- përfundoi Eduard Shalsi.
0 Comments:
Post a Comment