TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar çmimet e trojeve për qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Beratit, si dhe çmimet e trojeve të qyteteve Bulqizë, Burrel, Klos dhe Vlorë. Pas një pune relativisht të gjatë të bërë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, qeveria ka nisur dje miratimin e hartave të para të çmimeve për disa nga qarqet kryesore të vendit dhe të disa qyteteve të tij.
Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, në të cilin thuhet se, qeveria miraton çmimet për trojet, brenda vijës së verdhë, në qytetet Bulqizë, Burrel e Klos të qarkut të Dibrës, dhe në Vlorë për qarkun e Vlorës; çmimet e trojeve urbane, brenda vijës së verdhë, trojet në qytetet dhe komunat, ku investimet nuk janë rentabël, tokën bujqësore, tokën pyjore, livadhet dhe kullotat në qarqet e Beratit dhe të Gjirokastrës.
Miratimi i hartave të para të çmimeve të tokës në disa nga qarqet e vendit u bë i mundur vetëm tani, ndonëse Kryeministri Sali Berisha kishte kërkuar që harta e plotë e çmimeve të tokës në të gjithë vendin duhet të përfundonte në muajin mars të këtij viti. Duke u nisur nga tabelat që i bashkëlidhen vendimit në fjalë, çmimi më i lartë i tokës përsa i përket qytetit të Vlorës konstatohet në lagjet "Lef Sallata" dhe "Rilindja" ku një metër katror truall vlerësohet rreth 364 mijë lekë të vjetra. Më pas vijnë lagja "Dëshmorët", ku toka vlerësohet rreth 298 mijë lekë për m/2; lagja "Uji i Ftohtë" ku toka vlerësohet 277 mijë lekë të vjetra për m/2; lagja "15 Tetori" ku një m/2 tokë është vlerësuar rreth 266 mijë lekë të vjetra: lagja "Pavarësia" ku toka vlerësohet rreth 268 mijë lekë për m/2, etj. Përsa i përket qytetit të Gjirokastrës, çmimi maksimal i vlerësimit të tokës vërehet në zonën 2, sipas ndarjes që kanë bërë ekspertët e Agjencisë së Pronave. Në këtë zonë një m/2 tokë vlerësohet rreth 226 mijë lekë të vjetra. Ndërsa vlera më e ulët e tokës truall në qytetin e Gjirokastrës vihet re në zonën 6, ku një m/2 vlerësohet rreth 115 mijë lekë të vjetra. Qeveria ka përcaktuar dje çmimet e tokës edhe për qarkun e Beratit, ku në qytetin e Beratit çmimi më i lartë i tokës konstatohet në zonën 2 me 165 mijë lekë të vjetra për m/2, ndërsa çmimi më i ulët i saj në zonën 4 me 137 mijë lekë të vjetra për m/2.
Harta, procedura e ndjekur për caktimin e çmimeve
TIRANË- Ministria e Drejtësisë, një ndër ministrisë përgjegjëse për procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave, ka sqaruar në relacionin që i bashkëngjitet vendimit për miratimin hartës së çmimeve të tokës procedurën dhe mënyrën që është ndjekur për përcaktimin e çmimeve të trojeve. Kështu, për trojet në qytetet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë, ku investimet janë rentabël (trojet brenda vijave të verdha), është ndjekur rruga e përcaktuar në metodikë. Në relacion saktësohet se, çmimet e tregut në qytetet Berat dhe Gjirokastër, si pasojë e mungesës së agjencive imobilare, janë testuar dhe siguruar nga vetë punonjësit e zyrave rajonale sipas një formulari anketues të Drejtorisë së Statistikave në qark. Përsa i përket trojeve, në qytetet dhe komuna ku investimet nuk janë rentabël, në relacion thuhet se, bazuar edhe tek formula e metodikës, lindin probleme me çmimet e Entit Kombëtar të Banesave për qytete të ndryshme, pasi në disa raste mungojnë. "Për këto raste kemi zbatuar çmimin e këtij institucioni duke përdorur metodat e krahasimit të drejtpërdrejtë me zonat e afërta sipas konceptit të ndarjes administrative",- saktësohet në relacionin shpjeguar të vendimit të qeverisë.
Ndërkaq, për qytetet Ura Vajgurore dhe Kuçovë të qarkut të Beratit, Klos e Bulqizë të qarkut Dibër, theksohet se, për të nxjerrë rezultatin janë përdorur koefiçentë real të ndërtimit, të kombinuar me ato të rregullores së urbanistikës. Lidhur me qytetet Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë dhe Libohovë të qarkut të Gjirokastrës, relacioni vë në dukje se, për të arritur në koeficientin e ndërtimit janë përdorur disa tregues, si në rastin e qyteteve rentabël, si dhe rregullorja e urbanistikës. "Për qytetet Çorovodë e Poliçan të qarkut Berat janë përdorur për të dalë në rezultat koefiçentët sipas rregullores së urbanistikës në bazë të planeve rregullues dhe gjendjes faktike",- sqarohet në relacionin përkatës të vendimit, ndërsa vihet në dukje fakti se, për trojet në fshatra, të cilat janë troje jo rentabël dhe mungon koeficienti që përcakton pjesën takuese të pronarit të truallit, ky koefiçent është përcaktuar duke iu referuar largësisë së çdo fshati nga qendra e kryeqytetit kryesor të rrethit ose nga qendra e qytetit në ato raste kur në juridiksionin e bashkive ka fshatra nën administrim.
Rrethi Vlorë Vlera e Truallit (lek/m2)
Qyteti Vlorë
Lagja "1 Maji, "Qeriba Derri" 22748
Lagja "24 Maji" 14329
Lagja "10 Korriku" 28733
Lagja "Pavarësia" 26882
Lagja "Uji i Ftohtë" 27741
Lagja "Isa Boletini" 25597
Lagja "Lef Sallata", "Rilindja" 36403
Lagja "28 Nëntori" 24860
Lagja "Dëshmorët" 29842
Lagja "Jahro Çakërri" 35552
Lagja "Osman Haxhiu" 25152
Lagja "15 Tetori" 26625
Lagja "Kushtrimi" 25889
Lagja "Partizani" 14723
Lagja "Lirimi" 24539
Lagja "Jalli", "Nartë" 22232
Lagja "4 Heronjtë" 21054
Qarku GjirokastërVlera e Trualli (lek/m2)
Qyteti Gjirokastër
Zona 113807
Zona 222659
Zona 315568
Zona 411938
Zona 514446
Zona 611565
Zona 714298
Qyteti Libohovë 1680
Qyteti Tepelenë
Zona 12696
Zona 21406
Qyteti Memaliaj 1136
Qyteti Përmet
Zona 12832
Zona 22537
Zona 32684
Qyteti Këlcyrë 1293
Qarku BeratVlera e Truallit (lek/m2)
Qyteti Berat
Zona 114222
Zona 216514
Zona 315241
Zona 413713
Qyteti Ura Vajgurore 1639
Qyteti Kuçovë
Zona 12449
Zona 23561
Rrethi Skrapar Vlera e Truallit (lek/m2)
Qyteti Çorovodë 828
Qyteti Poliçan 640
Qarku Dibër
Rrethi Bulqizë Vlera e Trualli (lek/m2)
Qyteti Bulqizë 1605
Rrethi Mat Vlera e Trualli (lek/m2)
Qyteti Burrel
Lagia "Drita" 2208
Lagja "Partizani 3900
Lagja "P.Budi" 2229
Qyteti Klos 2693
(Shekulli, Albania Post)
0 Comments:
Post a Comment