Zhegu: Unaza, punimet përfundojnë brenda shtatorit

TIRANË- Ashtu si rivali i tij kryesor Edi Paloka, kandidati i opozitës në zonën zgjedhore nr. 31 në Tiranë, Luan Zhegu ka filluar fushatën aktive elektorale, me takime të zhvilluara me banorë të zonës në fjalë.

Gjatë ditës së djeshme, Luan Zhegu ka zhvilluar një takim me banorët e rrugës Karl Gega, ku ka premtuar angazhimin e tij për përshpejtimin e punimeve të unazës, të cilat janë parashikuar të përfundojnë në tetor të këtij viti. Ndërkaq, duke folur për avantazhet ndaj kandidatëve të tjerë dhe detyrimet ndaj banorëve, kandidati opozitar Zhegu u shpreh se, nëse ai zgjidhet deputet në zonën elektorale nr. 31, do të ngulmojnë me të gjitha forcat për decentralizimin e pushtetit lokal.

“Krahas të gjitha projekteve që ka për të bërë bashkia e Tiranës, me kërkesë të njësisë bashkiake të kësaj zone, janë bërë mjaft punë. Sikurse e patë segmenti që lidh Zogun e Zi deri tek rruga, Siri Kodra i përket njësisë bashkiake nr 9, i cili është përfunduar deri tek treni, pra nga Zogu i Zi e deri tek treni.

Si kontratë, ky segment e ka për të përfunduar deri në tetor të vitit 2007, nuk diskutohet që dhe me kërkesë të banorëve, për shqetësimet që ka sjellë ky segment, pasi është një arterie tepër kryesore, mund të përfundojë dhe në shtator, mund të them dhe para zgjedhjeve të pjesshme. Mund të them që janë përfunduar rruga Don Bosko, Jordan Misja, Karl Gega, Siri Kodra, është në plan për tu bërë dhe rruga e Barrikadave, ka përfunduar rruga në bllokun Mine Peza, e shumë të tjera që do të përfundojnë”,- tha Zhegu.

Po gjatë ditës së djeshme, kandidati për deputet Luan Zhegu zhvilloi një takim elektoral, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në mbështetje të kandidaturës së tij si kandidatura e përbashkët e koalicionit opozitar. (Shekulli, Albania Post)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors