Nusja mbyt vjehrrën me përparëse


TIRANË- Trashëgimia e shtëpisë ka shtyrë një 61-vjeçare të mbysë me përparëse vjehrrën e saj 76-vjeçare. Krimi makabër ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, pas së cilitVasilika Maznikuështë arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa vjehrra e saj, Bozhane Maznikuka humbur jetën.

Zyrtarë të policisë pohuan se shkak i këtij krimi në familje ka qenë testamenti i të moshuarës, e cila donte që shtëpinë ku kishte jetuar t'ua linte vajzave dhe jo thjeshtrit të saj, Sotir Maznikut, njëkohësisht bashkëshort i të dyshuarës për krimin. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Bërryli në Tiranë, në rrugën "Sitki Çiço", pas një grindjeje në shtëpinë përdhese të familjes Mazniku.

Krimi

Burime të policisë në vendngjarje thanë se kishin marrë njoftim rreth orës 16.45 të pasdites së djeshme, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të Bërrylit dhe kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur gruan e moshuar të vrarë dhe të dyshuarën për krimin. Menjëherë pas kësaj, policia ka bërë shoqërimin dhe më vonë arrestimin e 61-vjeçares Vasilika Mazniku. Burimet thanë se kjo e fundit kishte përdorur përparësen për të mbytur vjehrrën e saj 76- vjeçare, me të cilën duket se kishte një grindje që vazhdonte prej kohësh. Policia sqaroi se kishte sekuestruar mjetin me të cilin ishte kryer krimi, ndërsa sqaron se vrasja duket se ka ndodhur menjëherë pas një grindjeje, kur në gjaknxehtësi e sipër 61-vjeçarja ka rrëmbyer përparësen dhe e ka përdorur për t'i dhënë fund jetës së vjehrrës. Një grua që ka të njëjtën moshë me autoren e dyshuar dhe shet në një prej ushqimoreve pak metra nga shtëpia ku ndodhi krimi pohon për "Shekullin" se ka dëgjuar për krimin dhe se i njihte të dyja gratë, por nuk kishte dëgjuar asnjëherë fjalë të këqija për to. "Të dyja vinin këtu për të blerë ushqime dhe dukeshin gra të mira. Çfarë nuk po dëgjojmë të ndodhin këto ditë",- thotë shitësja, duke ngritur duart nga qielli.

Motivi

61-vjeçarja e akuzuar për krimin duket se ka pranuar të rrëfejë në polici gjithë arsyet që e kanë shtyrë të kryejë vrasjen. Policia tha se pista kryesore e hetimit ishte konflikti i pronësisë, të cilin e ka pranuar edhe e arrestuara. Ajo ka treguar para agjentëve të policisë kriminale se vjehrra, të cilës pas vdekjes së të shoqit i kishte mbetur trashëgimi shtëpia ku jetonin veç saj edhe thjeshtri dhe nusja e tij, donte që këtë trashëgimi t'ua kalonte vajzave të saj. Pikërisht këtu duket se ka nisur edhe grindja që ka shkuar deri në vrasje. Mazniku, 61 vjeçe, dhe nënë e dy fëmijëve duket se ka dështuar ta bindte 76-vjeçaren me të cilën ndante shtëpinë për të kundërtën dhe për këtë ka venduar ta heqë qafe. Burimet nga policia sqaruan se ajo kishte pranuar krimin duke deklaruar se gjithçka e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër. Ndërkohë nuk është sqaruar nëse në shtëpi në momentin e krimit ka qenë edhe Sotir Mazniku, bashkëshorti i të arrestuarës si autore e krimit dhe thjeshtri i viktimës, por policia bën të ditur se ky i fundit ishte shoqëruar për të dhënë sqarime rreth ngjarjes. Të njëjtin motiv për krimin japin edhe fqinjët e dy grave. Shitësja në ushqimoren fare pranë shtëpisë së tyre, thotë se kishte dëgjuar se grindja ishte për motive pronësie, por duket se në momentin e sherrit askush nga komshinjtë nuk ka dëgjuar zhurma apo të ketë parë diçka.

Shtëpia e vjetër, "molla" e sherrit për vdekjen e 76-vjeçares

TIRANË- Është e lehtë të dallosh vendin ku ka ndodhur vrasja, edhe pse shtëpia përdhese me tjegulla të ndryshkura dhe e rrethuar nga pemët ndodhet në një rrugicë të fshehur. Makinat e policisë,një makinë e morgut dhe një grup kureshtarësh kanë rrethuar derën jeshile, që mban numrin 15. Mjaft prej fqinjëve të pallatit përballë, prej kohe kanë dalë në dritare, për të mësuar qoftë edhe duke kapur në ajër ndonjë fjalë, ndërsa të tjerë diskutojnë nën zë atë që ka ndodhur.

Shtëpia me numër 15, vendosur mbi një derë të vjetër, të lyer kushedi para sa vitesh me ngjyrë jeshile, është sipas policisë edhe arsyeja e sherrit mes dy grave të kaluara në moshë, që çoi edhe në vdekjen e njërës prej tyre. Fqinjët thonë se nuk kishin dëgjuar zhurmat e sherrit dhe gjithçka e kishin mësuar në momentin kur në portën e shtëpisë janë shfaqur makinat e policisë, të njoftuara ndoshta nga vetë e dyshuara si autore e krimit. Në momentin që ne ndodhemi aty, policia ndodhet ende në vendin e ngjarjes dhe gjithçka që mund të shohim nga godina,që u kthye në motivin e një vrasjeje janë tjegullat, apo oborri mbi të cilin varet një pjergull rrushi. Porta, prej nga shohim ballkonin me vazo të vogla lulesh dhe perdet e një shtëpie të varfër, hapen vetëm për të nxjerrë prej andej trupin e pajetë të 76- vjeçares Bozhane Mazniku, të mbështjellë me një batanije të vjetër në tezgën e makinës së morgut. Gjithçka që arrijmë të shohim në pak sekonda na krijon vetëm përshtypjen e një shtëpie të vjetër të zymtë dhe të varfër. Tashmë duket se i vetmi banor i ndërtesës përdhese, të rrethuar nga pallatet është Sotiri, 62 vjeç, të cilin e shohim vetëm kur del menjëherë pas policisë për të mbyllur me të gjithë kyçet derën jeshile.

Thjeshtri i viktimës shoqërohet në polici

Sotir Maznikumban në gojë një cigare që është djegur deri afër filtrit, pornuk ia shkund tymin dhe gjatë gjithë kohës nuk ia heq sytë çelësave, me të cilët sapo ka mbyllur derën. Policia që e shoqëron gjatë gjithë kohës nuk të lejon të flasësh me të moshuarin. Por duket se as ky i fundit nuk ka ndërmend të flasë, dhe nuk shkëmben asnjë fjalë edhe me punonjësit e policisë, ndërsa qëndron për 10 minuta në këmbë pa e hequr nga goja cigaren dhe i vetmi veprim që kryen në pritje të furgonit të policisë që do ta shoqërojë në komisariat për të dhënë dëshminë, është të rregullojë në këmbë këpucët e vjetra që i ka veshur pa çorape. Ndërsa ai largohet pas mbetet vetëm shtëpia me numër 15, e cila do të mbajë edhe barrën e mortit, për të cilën është "fajtore". (Shekulli)

1 Comments:

Sandra said...

Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish-dashnorin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa trup që të qëndronte pranë meje dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë të caktuar ta takova këtë magjistari i fuqishëm Dr Ediomo, pasi i tregoi atij për situatën time, ai bëri gjithçka që ishte e mundur për të parë që i dashuri im të kthehej tek unë, në të vërtetë pasi bëri magji, ish i dashuri im u kthye tek unë më pak se 48 orë, erdhi ish i dashuri im kthehu duke më lutur se nuk do të më lërë më kurrë, 3 muaj më vonë u fejuam dhe u martuam, nëse edhe ju jeni duke pasur të njëjtën situatë. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
* magji dashurie
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shumë zotëri që më ktheve tek unë ish-dashnorin tim, emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors