Plagos bashkëqytetarin, largohet

ELBASAN-Grindja në mesnatë ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të mprehta dy të rinj në lagjen "28 Nëntori".

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Edison Lalushi, 19-vjeç, pasi ky i fundit në grindje e sipër për motive të dobëta ka goditur me thikë 33-vjeçarin.

Mësohet se i plagosuri është transportuar në spitalin kirurgjik dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Efektiva të komisariatit të Elbasanit po punojnë për kapjen e 19 vjeçarit të larguar nga vendi i ngjarjes. (shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors