ELBASAN-Komisariati i policisë Gramsh ka vënë në pranga një 49-vjeçar i dënuar me 7 vjet burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Mëngjesin e djeshëm efektiva të komisariatit kanë ndaluar shtetasin Fatos Llaftiu 49 vjeç lindur e banues në Kodër-Shijak të Durrësit ishte shpallur në kërkim pasi me vendim të gjykatës Gramsh në 25 maj të vitit 2005 ka marrë dënimin me 7 vjet heqje lirie.
49 vjeçari kishte mundur t'i shpëtonte drejtësisë dhe ishte fshehur duke u larguar jasht vendit. Ka mjaftuar rikthimi pranë familjes me pushime për të arritur deri në arrestimin e tij.
0 Comments:
Post a Comment