Maqedoni, qeveria 215 mln euro mbështetje për bujqësinë


30 08 2007 (KSHAT)- Qeveria maqedone ka marrë vendim që nga buxheti për vitin 2008 të ndahen 45 milionë euro, për mbështetjen e bujqësisë në vitin 2009 - 70 milionë euro, ndërsa në vitin 2010 - 100 milionë euro.

Lajmi u bë publik në konferencën për shtyp kryeministri Nikolla Gruevski, duke theksuar se vendimi për planin afatmesëm për mbështetjen e bujqësisë është rezultat i përmirësimit dhe përforcimit të ekonomisë me masat e ndërmarra ekonomike dhe të ardhurat e rritura në Buxhet.

"Me këtë duam të theksojmë se bujqësia në Maqedoni ka rëndësi të veçantë, duke marrë parasysh që numër i madh i njerëzve merren me këtë veprimtari dhe jetojnë nga kjo, por për fat të keq në vitet e kaluara ishin në skaj të ekzistencës dhe të vendosur në mazhinat e shoqërisë. Prej sot mund me të themi se në bazë të përforcimit të të ardhurave të Buxhetitqë është rezultat i politikave ekonomike dhe të përforcimit të ekonomisë tashmë jemi në mundësi të japim edhe mbështetje më të fuqishme për bujqësinë nga ajo që e patëm deri tani", tha kryeministri Gruevski.

Të hollat që parashikohen për vitet e ardhshme për bujqësinë do të sigurohen nga Buxheti dhe në to nuk janë përfshirë financat nga ndihma paraqasëse nga BE-ja. Komisioni qeveritar, i përbërë nga ministra dhe ekspertë do të bëjë analizë dhe do të vendosë në cilat segmente të bujqësisë dhe për cilat programe do të shpenzohen mjetet e parashikuar, paralajmëroi Gruevski.

Në vitin 2003 nga Buxheti për bujqësi u ndanë 3,3 milionë euro, në vitin 2004 - 6,2 milionë euro, 2005 - 6,6, milionë euro, ndërsa në vitin 2006 - 22,4 milionë euro. Për sivjet për mbështetjen e fermerit nga Buxheti do të shpenzohen 24,9 milionë euro. (Biznesi)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors