Studimi: Duhani mund të modifikojë aktivitetin e geneve


30 08 2007 (KSHAT) Pirja e duhanit mund të shkaktojë ndryshime të pakthyeshme në aktivitetin e gjeneve, gjë që do të shpjegonte se përse duhanpirësit që e kanë ndëprerë atë rrezikohen më tepër nga kanceri i mushkërive sesa personat që nuk kanë pirë kurrë duhan, sipas një studimi bërë publik sot.

Vetëm një e pesta e gjeneve të një qelize është aktive në një moment të caktuar. Ndryshimet për shkak të mjedisit, si pirja e duhanit, mund të çojnë në ndryshime të aktivitetit të tyre, disa prej të cilave janë të pakthyeshme edhe nëse ndërpritet pirja e duhanit.

"Këto gjene dhe funksione që nuk rikthehen në nivele normale pas ndërprerjes së duhanit mund të shpjegojnë se përse ish-duhanpirësit ruajnë ende rrezikun e një kanceri në mushkëri", shpjegon Raj Chari, i ekipit kanadez të drejtuar nga Wan Lam dhe Stephen Lam (British Columbia Cancer Research Center, Vancouver).

Kërkuesit përdorën një teknikë të fuqishme analize (SAGE : Serial Analysis of Gene Expression) për të studiuar shprehjen e gjeneve në indet pulmonare të 20 duhanpirësive ose ish-duhapirës dhe katër personave që nuk kishin pirë kurrë duhan.

Disa gjene, që luajnë një rol në ripërtëritjen e ADN-së së qelizave rezultojnë të dëmtuara nga duhani në mënyrë të pakthyeshme, gjë që ndikon edhe në ndërprerjen e aktivitetit të gjeneve që kontribuojnë në luftën kundër zhvillimit të kancerit të mushkërive, sipas punimeve bërë publike në revistën "BMC Genomics".

Ndryshimet në shprehjen e gjeneve të përfshira në riparimin apo rigjenerimin e aparatit të frymëmarrjes ndahen në tre kategori: të kthyeshme (gjenet CABYR, gjenet TFF3), pjesërisht të kthyeshme (MUC5AC) ose të pakthyeshme (gjene GSK3B, që ka lidhje me kancerin).

Rezultatet u testuan dhe verifikuan në një grup të dytë duhanpirësish dhe që e kishin lënë duhanin si dhe persona që nuk kishin pirë kurrë duhan.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors