Lushnje- Dy persona janë ndaluar dje në Lushnje, nën akuzën e trafikimit të femrave dhe shfrytëzimit të prostitucionit.
Sipas policisë ata janë Faik File dhe Gentian Subashi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shfrytëzuar një vajzë 16- vjeçare me inicialet A.C në periudha të ndryshme në një banesë në fshatin Çermë të Lushnjes, ku banojnë edhe të akuzuarit e kësaj vepre penale.
Sipas policisë, Faik File i cili ka qenë i pari që ka njohur vajzën, këtë të fundit e ka njohur edhe me shtetasin Subashi, i cili kishte tentuar ta trafikonte në Greqi për qëllime prostitucioni. Ka qenë vajza që ka bërë kallëzimin në polici dhe më pas u bë arrestimi i tyre.
Ndërkohë, policia e Fierit ka shoqëruar një të ekstraduar nga Italia, shpallur në kërkim. Mbi të rëndon po akuza e shfrytëzimit të prostitucionit. Ka qenë e dëmtuarashtetasja M.H ajo që ka bërë denoncimin, se i ndaluari e ka shfrytëzuar si prostitutë në Itali nga viti 1995 deri në 2001.
0 Comments:
Post a Comment