Mesohet identiteti i njerit prej punonjesve te plagosur pak me pare gjate shperthimit te zjarrit ne piken e gazit. Ai eshte 43-vjecari Bledar Islami i cili ndodhet ne gjendje te rende shendetesore
Nje zjarr i fuqishem ka shperthyer pak minuta me pare ne nje pike te gazit ne autostraden Tirane- Vore. Si pasoje e zjarrit te rene nga shperthimi i karbiteve ne kete pike gazi, jane plagosur tre punonjes, dy prej te cileve jane ne gjendje te rende. Te plagosurit, emrat e te cileve nuk dihen ende, jane derguar me urgjence ne spitalin e djegjeve per te marre ndihmen e pare mjekesore. Momentalisht zjarrfikeset ndodhen ne vendngjarje ne perpjekje per te shuar flaket dhe per te marre masat e tjera te nevojshme.
Perballe situates shume delikate lidhur me shpeshtimin e rasteve te renies se zjarreve ne vend, Ministria e Brendshme dy jave me pare ka nxjerre udhezime te posacme per bizneset, strukturat e pushtetit vendor dhe strukturat e tjera shteterore, ne menyre qe te shmangin zjarret. Nje nga keto udhezime u drejtohej posacerisht subjekteve qe magazinojne apo tregtojne lende ose produkte te ndjeshme ndaj temperaturave te larta, e sidomos pikat e tregtimit te karburanteve. Ne njoftimin e ministrise kerkohej nje kujdes maksimal nga keto subjekte dhe theksohej se Ministria do te ndermerrte edhe kontrolle dhe masa ndeshkimore per cilindo subjekt qe nuk respekton plotesimin me mjetet e nevojshme te mbrojtjes nga zjarri.
(BalkanWeb)
0 Comments:
Post a Comment