Gjate nje kontrolli ne banese ju gjet dhe sekuestrua nje sasi prej 794 grame lende narkotike canabis sativa si dhe nje automatik PMS pa leje
Policia e Durresit ndaloi 21 vjecarin Denis Sulejmani banues ne lagjen nr 14. Ai u ndalua pasi gjate nje kontrolli ne banese ju gjet dhe sekuestrua nje sasi prej 794 grame lende narkotike canabis sativa si dhe nje automatik PMS te cilin e mbante pa leje. Gjithashtu ne Durres u arrestua ne flagrance 31 vjecari Durim Sadiku banor ne lagjen nr 18 pasi ne nje kontrolli te ushtruar ne banesen e tij u gjeten dhe bllokuan 1 automatik PMS, 1 pistolete TT si dhe nje sasi fishekesh te cilat i mbante pa leje. Ne oren 19.00 polica arrestoi edhe 22 vjecarin Aldo Axhenti banor ne lagjen nr 13 pasi me mje psitolete kishte kercenuar Gezim dhe Leart Kullen per shkaqe krejt banale. Policia mundi qe ti bllokoje atij armen nje pistolete tip Akrep 2004 magnium te cilen e mbante pa leje.
(balkan Web, Albanian Daily News)
Kthehu Mbrapa
0 Comments:
Post a Comment