Presidenti francez Nikolas Sarkozy, i ka telefonuar kolegut te tij rus Vladimir Putin, per nje shekembim mendimesh mbi statusin e ardhshem te Kosoves
Lajmin e ben te ditur nepermjet nje njoftimi zyra e shtypit e Kremlinit, ndersa e ka trasmetuar agjencia e lajmeve ANSA. Sipas njoftimit mesohet se dy lideret kane folur edhe per problemet energjitike dhe ceshtje te tjera nderkombetare.
Rusia eshte mbeshtetesja me e madhe e Serbise ne lidhje me ceshtjen e Kosoves, dhe insiston vazhdimisht ne gjetjen e nje zgjidhjeje per Kosoven qe te jete e pranueshme edhe per Serbine. Disa dite me pare, ministri i jashtem rus Sergeji Lavrov ka kercenuar me perdorimin e vetos nga ana e Rusise ne Keshillin e Sigurimit, nese do te vihej ne votim rezoluta e vendeve perendimore per Kosoven e bazuar ne dokumentin e kryenegociatorit Marti Ahtisari, qe parashikon per Kosoven ‘pavaresi te mbikqyrur’.
(ANSA, Balkan Web, Albanian Daily News, Albanian Times)
0 Comments:
Post a Comment