Vrasesi: Nuk doja ta qelloja, vetem ta trembja ish shokun

17 vjecari, Selenicar, Martin Gacaj i cili tre dite me pare qelloi me thike shokun e tij, nuk ka arritur dot ti shpetoje prangave te policise

I riu Selenicar i cili tre dite me pare qelloi me thike shokun e tij, nuk ka arritur dot ti shpetoje prangave te policise. Pasi arriti te fshihej neper pyje, 17 vjecari Martin Gacaj, eshte arrestuar sot teksa shkonte per ne banesen e tij ne Selenice. Pasi kishte qendruar disa dite i fshehur si kacak, Gacaj ka dale per t’u nderruar ne shtepi dhe per t’u larguar perseri, por ne kete moment, forcat e policise te cilet ishin me mjete civile dhe ruanin qe prej dites se ngjarjes ne afersi te shtepise se tij, e kane prangosur menjehere. I

riu nuk ka bere rezistence dhe ka lejuar qe te prangosej prej forcave te rendit. Sipas policise, mesohet se ai eshte shprehur se nuk donte qe ta vriste shokun e tij por vetem ta trembte. Sipas burimeve shkaku i goditjes me thike e Gacajt ndaj Ervis Albidea, 17 vjec, ka qene per motive banale, ku dy shoket kane qene duke marre nje sasi metali ne nje mjet te vjeter per ta shitur, dhe jane konfliktuar.

Ngjarja
3 dite me pare dy te rinjte ,te cilet ishin shok me njeri tjetrin kane debatuar per motive banale. Ne nje moment sherri ka degjeneruar ne goditjen me thike te Martin Gacaj ndaj Ervis Albides. Menjehere pas goditjes Gacaj, eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Persona qe ndodheshin prane vendit ku ndodhi sherri, kane degjuar thirrjet per ndihme te te riut te plagosur dhe i kane shkuar menjehere ne ndihme duke e transportuar per ne spitalin e Vlores. Pas tentativave te mjekeve te Vlores per ta shpetuar te riun, ai nuk ja ka dale dot per shkak te humbjes se madhe te gjakut dhe pas rreth 15 oresh i riu ka nderruar jete. (BalkanWeb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors