Nga ana tjeter, ministri i ekonomise Genc Ruli ka risjelle ne tryeze nje strategji te re kombetere, ku kerkohen investime deri ne 1.6 miliarde euro.
Kryetari i partise socialiste per integrim, Ilir Meta ka paralajmeruar mbajtjen e nje proteste per shkak te krizes energjitike me te cilen po perballet vendi. Meta i ka bere thirrje me kete rast edhe qytetareve t'i bashkohen kesaj levizje ne kete protestim te se premtes. Meta eshte shprehur se tashme ndjehet i prekur ne lidhje me situaten e rende energjitike me te cilen po perballlet vendi yne. Per kete arsye ai ka paralajmeruar se nese qeveria nuk do te reagoje, diten e premte do te dali me nje proteste ne kryeqyetet kunder krizes energjitike.
Per kete Ilir Meta ka akuzuar ne menyre te drejteperdrejt kryeministrin e venidit Sali Berisha, qe sipas tin nuk po e kapercen dot kete krize. Por Meta ka konfirmuar se levizja e tij nuk do te mbetet thjesht ne kuadratin e nje proteste te thjeshte te dites ne premte ne metropolin e Shqiperise, Tirane. Ai ka thene se ka te gatshme edhe disa zgjidhje qe mund ta nxjerrin vendin nga kriza energjitike. “Berisha nu po e kalon dot krizen energjitike. Ne nuk kemi vetem protestat tona, por kemi edhe zgjidhje”, tha ai.
Nga ana tjeter minister I ekonomise Genc Ruli, ne prezantimin e nje strategjie kombetare per energjine eshte shprehur se “Shqiptaret do te kene fatin te kene energji pa nderprerje vetem ne vitin 2020. Pe kete ne sistemin tone energjitik kerkohen investime deri ne 1.6 miliarde euro”.
"Konsumi i energjise ne te ardhmen pritet te jete ne nivele me te larta, i cili do te perballohet nga rezervat e reja energjitike. Shqiperia do te kete nje strategji te re energjitike, ndryshe nga strategjia aktuale, e cila kishte fundin e vet ne vitin 2015, drafti i ri parashikon qe ne vitin 2020 ,vendi te kete burime te reja energjie nga te cilat 60 % do te vijne nga termocetrale dhe 40 % nga ato ujore", tha ministri Ruli.
Aktualisht 98 % e burimeve jane hidrike dhe vemendja e qeverise eshte perqendruar ne burime te tilla si lendet djegese. Ministri i Ekonomise, Genc Ruli, ka kerkuar para donatoreve mbeshtetje per kete strategji pasi, sipas tij, vendi do te jete me autonom ne sektorin energjetik. Nje rendesi te vecante ministri Ruli i ka kushtuar edhe ndryshimit te funksionimit te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), e cila do te privatizoje shperndarjen, por jo burimet energjitike.
Sipas tij, nje pjese e burimeve dhe TEC-t, do te jepen me koncension. Ministri Ruli u shpreh se privatizimi i KESH dhe i kompanise se naftes ARMO, do te rrisin efektivitetin ne sektorin energjitik. Keshtu ne baze te kesaj strategjie, vendi pritet te ndryshoje menyren e shfytezimit te energjise, duke u integruar edhe me strategjine e energjise se vendeve te rajonin dhe te Bashkimit Europian. (E.S. BalkanWeb)
0 Comments:
Post a Comment