PDI pergezon zgjedhjen e Topit President

PDI ka pergezuar zgjedhjen e Topit si President, por njekohesisht duke kujtuar qe ai doli fitues ne gare edhe per nje sensibilitet politik kombetar

Partia per Drejtesi dhe Integrim PDI ka pergezuar zgjedhjen e Bamir Topit si presidenti I Republikes se Shqiperise, nderkohe qe kane falenderuar publikisht presidentin aktual Moisiu per qendrimin konstruktiv, kurajoz dhe serioz te mbajtur gjate ushtrimit te detyres se presidentit te republikes se shqiperise ne lidhje me ceshtjen kombetare dhe ate came ne vecanti. “Ne deshirojme gjithashtu te falenderojme publikisht z. Alfred Moisiu per qendrimin konstruktiv, kurajoz dhe serioz te mbajtur gjate ushtrimit te detyres se Presidentit te Republikes se Shqiperise ne lidhje me çeshtjen kombetare ne pergjithesi dhe ate çame ne veçanti”, thuhet ne deklarate.

“Partia per Drejtesi dhe Integrim deklaron se institucioni i larte i Presidentit te Republikes mund te gjej mundesi dhe hapesira ligjore dhe politike qe te promovoj idene politike qe e sheh pakicen greke ne Shqiperi dhe te drejtat e çameve ne Greqi si dy bazat e pashmangshme te nje miqesie te sinqerte midis dy vendeve fqinje dhe se mohimi apo injorimi i njeres prej tyre padyshim perben nje handikap te pashmangshem”, vazhdon me tej deklarata, duke perfunduar me nje urim per Presindentin e ri Topin.

“PDI i uron Presidentit te ri te Republikes se Shqiperise, z. Bamir Topi pune te mbare dhe pergjegjesi politike dhe kombetare ne ushtrimin e detyres ne zyren me te larte te Shtetit Shqiptar, sepse duke vepruar keshtu, Ai do te ofroje me shume dinjitet per shtetin Shqiptar, Kombin Shqiptar dhe padyshim popullsine çame”.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors