VLORË- Një 21- vjeçar është shoqëruar në orët e vona të mbrëmje së djeshme në policinë e Vlorës dhe është prerë fletë arresti pasi akuzohet të ketë përdhunuar një të mitur.
"E doja për bashkëshorte", ka qenë fraza që i riu mësohet t'iu ketë thënë hetuesve të Vlorës. Duket se fraza që po bëhet standarde është përdorur edhe në përdhunimin e radhës, ndërkohë që kanë qenë familjarë të kenë depozituar akuzën ndaj të riut Mareglen Muço nga lagjja "Partizani".
Gjithçka ka ndodhur në datën 25 qershor të këtij viti dhe pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë 12- vjeçarja u është rrëfyer prindërve. Burime të policisë pohuan se pesë ditë më parë, 21- vjeçari nga Vlora ka ndaluar në një vend të izoluar të miturën me inicialet, E.S. Ai i ka kërkuar vajzës që të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe pas kundërshtimit të saj ka përdorur dhunë. Vetë 12- vjeçarja e dhunuar dhe e ndikuar nga presioni psikologjik ka rrëfyer të gjithë ngjarjen.
Familjarët e vajzës 12- vjeçare, me t'u njohur me situatën i janë drejtuar policisë ku kanë depozituar kallëzimin penal për përdhunimin e së bijës. Policia sipas deklarimeve të së miturës, e cila e ka njohur agresorin e saj, ka identifikuar si autor të përdhunimit të saj, 21- vjeçarin nga Vlora, Maringlen Muço.
Aktualisht aindodhet në dhomat e paraburgimit në pritje të gjykimit për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë, me të mitur. Ndërsa 12- vjecarja iu nënshtrua kontrollit mjekësor, i cili faktoi dhunën seksuale ndaj saj, dhe momentalisht është pranë familjarëve të saj.
Shekulli
0 Comments:
Post a Comment