SHKODËR- Banorë të fshatit Kalldrun në komunën qendër në rrethin e Malesisë së Madhe, kanë plot 17 vjet që nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Për të plotësuar nevojat e tyre jetike për ujë ato ose e blejnë në qytetin e Koplikut, ose në mënyrë private kanë hapur puse me shpim.
Por siç shprehen vetë banorët e këtij fshati me rreth 400 familje, uji i puseve të tyre është i pakontrolluar dhe ato vetënuk e dinë se çfarë konsumojnë. Fatmir Zaraj, banor i fshastit Kalldrun tregon se tubacionetqë sillnin ujë dikur janë dëmtuar dhe amortizuar. "Shumë prej nesh janë të detyruar të shkojnë në qytetin e Koplikut për të mbushur ujë ose për ta blerë atje.
Deri në fillim të vitit 1991 fshati ynë ka pasur çezmë publike. Madje dhe tubat e saraçineskat janë akoma, por ujë nuk ka më", -tregojnë banorët e fshatit. Sipas tyre, kjo ka ndodhur nga ndërhyrjet në rrjetin e ujit të pijshëm, dëmtimi i tubacioneve që kanë qenë prej eterniti dhe askush nuk ka ndërhyrë deri tani për zgjidhjen e këtij problemi. "Në çdo fushatë elektorale na premtohet uji i pijshëm, por me pas gjithçka harrohet",- tregojnë banorët e fshatit.
Në një situatë të tillë ndodhen dhe gjashtë fshatra të tjerë të kësaj zone me rreth 4000 banorë. Banorët shprehen se zona e tyre quhet Buzë Uji, por në antitezë me këtë emër kanë 17 vjet që nuk kanë ujë të pijshëm. Në vitin 1971 pati përfunduar ujësjellësi që solli ujin e pijshëm në Koplik. Pas viteve 90-të, amortizimi i rrjetit shpërndarëstë ujit të pijshëm, ndërhyrjet e pakontrolluara në të nga individë të ndryshëm, bëri që ky problem të risillet për banorët.
E ndërsa janë bërë investime për ujin e pijshëm në këtë rreth problemi nuk është zhdukur. Enver Lezaj, banor i fshatit Stërbeq, tregon se në fshatin e tij me 900 banorë ka pasur tre çezma ku mbushnin ujë të gjithë por prej gati 17 vitesh asnjë pikë ujë nuk ka aty. Kështu banorët detyrohen ta blejnë ujin në Koplik ose tek kamionët bote të mbushura me ujë që kalojnë në këtë zonë.
Burime nga komuna qendër shpjegojnë se është i përfunduar projekt- preventivi për të bërë të mundur sjelljen e ujit të pijshën në fshatrat ku ai mungon, dhe me gjithë kërkesat e herëpashershme është thënë se është gjetur mundësia e financimit prej 26.3 milionë lekësh, nga banka gjermane KFV. Kjo shumë që nevojitet për sjelljen e ujit të pijshëm këtu, nuk dihet akoma se kur do të lëvrohet dhe projekti të nisë të zbatohet.
Shekulli
0 Comments:
Post a Comment