Vlorë, pranga trafikantit të 400 kg hashash

VLORË- Policia e Vlorës arrestoi paraditen e djeshme një 30- vjeçar nga Saranda, i cili dyshohet të jetë i implikuar në tentativën e trafikimit drejt Greqisë të 400 kg marijuanë që u bllokua pak muaj më parë në një autobus pasagjerësh, në pikën kufitare të Kakavijës.

Zëdhënësja e policisë së qarkut të Vlorës, Rezarta Leli, tha se "Romeo Hadëri, 30 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, u arrestua pas urdhrit të nxjerrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, e cila në bazë të hetimeve e implikon atë në trafikun e 400 kg drogë drejt Greqisë". Të njëjtat burime thanë se në paketimin e drogës së bllokuar janë gjetur gjurmë të gishtërinjve të 30- vjeçarit. Sasia e drogës prej 400 kg u bllokua në Kakavijë në muajin prill, ndërkohë që policia ndaloi drejtuesin e autobusit, ku dhe u gjet kjo sasi.

Shekulli

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors