“Sigurisht, e bëra infiltrimin për të luajtur, por ashtu siç shkruhet edhe në rregullat e deklarova marrjen e substancës përpara ndeshjes”.
Kjo është deklarata e Florjan Myrtajt pas publikimit në media të rezultateve për gjetjen e gjurmës së substancës së betametezone ne urine e e tij (kortikosteroidi, një lloj derivati i kortizonit), i përdorur nga sulmuesi 31-vjeçar shqiptar për të kuruar problemet me këmbën dhe natyrisht për të luajtur ndeshjen, shkruan gazeta italiane “L’Espresso”. Sulmuesi i Teramos, u gjet pozitiv (me doping) pas kontrollit të ushtruar në përfundim të ndeshjes së 3 qershorit të kaluar kundër Ankonës, në ndeshjen e kthimit të “play-out” që solli edhe rrëzimin e Teramos në kategorinë C2 (kategoria e katërt në Itali). Analizat u bënë nga Koni (Komiteti Olimpik Italian) në Romë dhe një kampion analizash u dërgua në Këln të Gjermanisë. Së bashku me Myrtaj u gjet poztiv edhe lojtari i Xhelas, Alesio Roki. “Jam i qetë për këtë dhe nuk kam asgjë për t’u trembur, edhe pse më vjen keq që doli jashtë ky njoftim, sidomos në një moment si ky, shumë delikat për mua”.
Myrtaj të mërkurën në mbrëmje u takua edhe me presidentin e Teramos, Romano Malavolta për të disktuar në lidhje me të ardhmen e tij. Palët ranë dakord për të takuar edhe njëherë sot, edhe pse duket se rrugët e Teramos dhe Myrtaj duken se janë tashmë të ndara. Ishte presidentit Malavolta, i cili i ofroi shqiptarit mundësinë për të luajtur sërish me Teramon, por në të njëjtën kohë presidenti bardhekuq, pohoi se këtë mundësia tani ia ofron Paganzeze.
Por lajmi për dopingun e Myrtajt, mund të ndërrojë sërish letrat në tavolinë. “Është e vërtetë që kampionati që zhvillova nuk ishte në lartësinë e duhur, por kam bërë shumë sakrifica, dhe siç e shikoni të gjithë nuk më krsyen”, pohoi Myrtaj për “L’Espresso”. Në fakt sipas gazetës italiane, është e vërtetë që ashtu siç dhe lojtari shqiptar, të njëjtën deklaratë bëri për shtypin edhe doktori i Teramos, Bonolis, që Myrtaj e kishte deklaruar substancën e marrë. Skualifikimi i Myrtajt mund të jetë nga tre deri në gjashtë muaj, në rastin kur lojtari është gjetur pozitv dhe nuk e ka deklaruar trupit mjekësor.
(Albania-Sport)
0 Comments:
Post a Comment