Herbi Fortunat kontrate 70 mije euro me Besen

Herbi Fortunat sot hodhi firmen tek zyrat e klubit Besa qe e lidh per nje vit me kete klub,nje kontrate 70 mije euro.

Fortunat ju bashkua ekipit Besa para disa diteve per te qene pjese e ekipit vetem per ndeshjet e kupes UEFA por me kembenguljen e menaxhereve te Herbit,Sokol Murati dhe Gentian Shemili qe furnizojne gjithmone ekipin e Beses me lojtare te ardhur nga kampionatet franceze,gjithashtu edhe me zermergjeresine e presidentit Bizhdili per ti bere nje oferte te majme lojtarit,u vendos qe ai te jete ne formacionin e ketij ekipi per kete sezon futbollistik,duke shkeputur kontraten me ekipin e tij ENTENTE SSG ( France,National ).

Dihet qe presidenti Bizhdili ka nje depulese per kete lojtar qe kur ai mbante mbi supe sulmin e Beses ne sezonin 2005-2006.Fortunat eshte bere edhe lojtar formacioni i ekipit kombetar Kongo,ku deri tani ka zhvilluar 4 ndeshje.Tani ekipi i Beses mund te themi me plot gojen qe ka sulmin me te mire ne kampionatin shqiptar, Fortunat dhe Elokan,nje dyshe qe do ta kene frike te gjitha ekipet e shqiperise,gjithashtu kjo dyshe eshte shume premtuese per kualifikim ne kupen e UEFA.

Presidenti Bizhdili tregon edhe njehere seriozitetin dhe deshiren e madhe per te bere ekipin e tij Besa nje nga ekipet me te forte ne kampionatin shqiptar si edhe te plotesoje nje enderr te tifozerise kavajase per ta shpallur ate kampion te Shqiperise.

(Albania-Sport)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors