SELANIK-Shkatërrohet një bandë shqiptare në Selanik të Greqisë, që dyshohej se merrej me trafikun e armëve. Në pranga kanë rënë tre persona, ndërkohë që është shpallur në kërkim një i tretë.
Emrat e tyre nuk janë bërë publike nga policia greke, ndërsa mësohet që tre të arrestuarit dhe një shtetas grek i moshës 22 vjeç janë të implikuar në trafik. Lajmi u bë i ditur nga mediat greke të cilat shtuan se personi që është shpallur në kërkim dyshohet të jetë edhe kreu i grupit. Në makinën në të cilën u kapën të tre shtetasit, policia greke ka gjetur një arsenal të vërtetë armësh.
Tre automatikë kallashnikov, 19 shkrepës elektonikë, gjashtë detonatorë bombash, tetë karkikatorë me plumba, pesë granata, një pistoletë si dhe një kuti eksplozivi me mbishkrimin TNT. Hetimet e para tregojnë se armët janë futur në Greqi nga zona e Kosturit që prej datës 8 korrik dhe më pas një makinë e marrë me qera nga trafikantët i ka çuar ata drejt Selanikut. Policia greke bëri të ditur se njëri prej shqiptarëve të arrestuar ka qënë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave të rënda si vrasje, grabitje banesash etj. Nuk dihet ende nëse armët e gjetura do përdoreshin për t'u shitur në tregun e zi apo do përdoreshin për qëllime të tjera, ku nuk përjashtohet edhe ndonjë krim i mundshëm.
shekulli
0 Comments:
Post a Comment