Vlorë, arrestohen barinjtë për zjarrvënie

Policia e Vlorës ka vënë në pranga nëntë persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në parkun kombëtar të Llogarasë dhe në Karaburun. Të arrestuarit janë të gjithë barinj.

Qëllimi i zjarrvënies ka qenë pastrimi dhe hapja e kullotave të reja për bagëtinë. Flakët e përhapur ditën e djeshme në këtë zonë dogjën me dhjetëra hektarë pyje dhe rrezikuan të përfshinin edhe kurorën e gjelbër të parkut, që gjendet mbi rrugën kombëtare.

Ditën e djeshme situata në Llogara u shfaq alarmante.
Mbi 10 policë dhe zjarrfikës u asfiksuan në përpjekje për penguar përhapjen e flakëve. Gjendja është normalizuar vetëm rreth orës 5.30 të mëngjesit me shuarjen e vatrave më të dendura të zjarreve. Sipas policisë së Vlorës, personat përgjegjës për vënien e zjarrit, rrezikojnë deri në 10 vjet heqje lirie.(Klan)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors