Durrës, identifikohet vrasësi i Shkëlqim Saliut

Policia e Durrësit ka indentifikuar njërin nga dy autorët e vrasjes së vëllait të Klodian Saliut, ish –kreut të bandës rivale me atë të Lul Berishës, duke zbardhur kështu edhe motivin e ngjarjes. Burime zyrtare të uniformave blu në qytetin bregdetar konfirmojnë se ai është Indrit Taullai, një eksponent i bandës së Berishës.

32 –vjecari Taullai konsiderohet si vrasësi kryesor i bandës së Lul Berishës. Ai dyshohet për vrasjet në bashkëpunim: të Eduart Ongarit në vitin ‘99, të Marsel Sotirit në të njëjtin vit dhe të Dritan Dishës një vit më vonë. Në dosjen e tij në organin e akuzës, ai figuron edhe si pjesëmarrës në organizatë kriminale, dhe prodhues dhe mbajtës i armëve luftarake.

Mbi të prokuroria ka ngritur edhe akuzën e rrëmbimit dhe pengmarrjes së personave. Personi tjetër që mbrëmjen e së djelës bashkë me Taullain qëlloi për vdekje me breshëri automatike 40 –vjecarin Shkëlqim Saliu, nuk është identifikuar ende. Atentati dyshohet se kishte në shenjestër të dy vëllezërit e Klodian Saliut, i cili dy vjet më parë u ekzekutua nga pjesëtarë të bandës së Lulëzim Berishës.

Përplajsa mes dy bandave deri më tani ka shkaktuar 9 viktima dhe vrasja e së djelës duket se është pjesë e zinxhirit të hakmarrjeve mes dy bandave më të mëdha kriminale të Durrësit. (Klan)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors