I derguari amerikan per statusin e Kosoves, Frenk Uisner ka deklaruar se tashme nis nje kapitull i ri per Kosoven. Ja cilat jane disa nga detajet e bisedimeve 120-diteshe
Ne Vjene Grupi i Kontaktit eshte mbledhur per te diskutuar detajet e bisedimeve te reja Prishtine Beograd. Para takimit i derguari amerikan per statusin e Kosoves, Frenk Uisner ka deklaruar se afati per bisedimet eshte i qarte- vetem 120 dite- te cilat do te cojne detyrimisht ne nje zgjidhje te shpejte te statusit. Uisner ka shtuar se tashme nis nje kapitull i ri per Kosoven ne Grupin e kontaktit, ku pritet edhe zgjidhja per statusin pas deshtimit te kesaj ceshtjeje ne KS. Ne kuadrin e bisedimeve te shpejta, eshte hedhur propozimi qe negociatat e reja te nisin ne muajin gusht.
Sipas ministrit te jashtem slloven Dimitrij Rupel, i cili citon burime brenda BE-se, bisedimet rinisin ne gusht dhe ato do te drejtohen nga trojka SHBA-BE-Rusi. Kjo trojke do te percaktoje dhe axhenden dhe kushtet e bisedimeve, por nuk do te kete mandat te pergatise dokumente, sic kishte i derguari special i OKB per statusin Marti Ahtisari. Trojka do perbehet nga diplomate ne nivel ambasadoresh, te cilet jane active ne grupin aktual te Kontaktit te perbere nga SHBA, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Rusia. Takimi ne fjale do caktoje dhe nje drejtues te negociatave te reja. Per kete post jane dy kandidate: perfaqesuesi special i Solanes nga Britania: Robert Kuper dhe i derguari special i BE-se per Kosoven, Stefan Lehne.
(BalklanWeb)
0 Comments:
Post a Comment