Situata e pergjithshme e zjarreve ne vend

Vazhdon renia e zjarreve ne masive pyjore te vendit tone. Ne Gjirokaster, 24 oret e fundit jane evidentuar 5 vatra zjarri. Ne rrethin e Kukesit jane shkrumbuar 200 ha pyje

5 vatra zjarri jane evidentur gjate 24 oreve te fundit ne rajonin jugor te vendit. 3 nga keto vatra kane rene ne komunen e dropullit kryesisht ne fshatrat Jorgucat vanister dhe bularat. Zjarri ka prekur edhe fshatin Nepravishte ne kufi me qytetin e Libohoves. por zjarri me i fuqishem dhe me shkaterrues ka rene ne pyjet e kullotat ne qafen e Muzines, aty ku ndahet kufiri ndermjet Sarandes dhe Gjirokastres. Zjarri ka rrezikuar piken e nje karburanti qe ndodhej aty prane dhe ka djegur kosheret e bletve te nje parku. Ajo cka perben shqetesim eshte fakti i mosangazhimit te ndermarrjeve pyjore te cilat ne rast se toka ku ka rene zjarri nuk eshte nen varesine e tyre,jane mjaftuar vetem me evidentimin si hektare te djegura,ndersa nuk kane marre masa per te ndaluar perhapjen ne siperfaqe me te gjera. Per qindra hektare te djegura ne jug te vendit nuk eshte penalizuar askush ndersa mbeten pretekst temperaturat e larta.
Gjate pasdites se djeshme nje zjarr i fuqishem perfshiu fshatin Gjader ne Lezhe, duke djegur nje magazine te produkteve blegtorale, ndersa rrezikonte te perfshinte edhe 40 banesa. Ka qene nderhyrja ne kohe e zjarrfikesve ajo qe ka bere te mundur qe zxjarri te mas perhapej me tej. Duhet thene se ka mbi 2 jave qe zjarret ne malet e Kakarriqit vazhdon pa nderprerje duke djegur siperfaqe me pyje qe deri tani llogariten 60 ha Keto zjarre kane shkatuar frike te banoret.
Zjarret kane shkrumbuar 200 ha pyje ne rrethin e Kukesit,nje siperfaqe prej 80 ha e mbjelle me pisha te larta vetem ne malin e Bubqit zjarr i cili tashme eshte shuar pas 10 ditesh qe vazhdonte pa nderperje. Ndersa vazhdojne te digjen prej 5 ditesh pyjet ne fshattart Shumri dhe Surroj ,ndersa prej 2 ditesh ne gjinaj, flake te cilat rrezikojne shtepite e banoreve. Sot eshte evidentuar nje vater tjeter zjarri ne fshatin Kolesian.

Vatra zjarri Aktive(rrethi Kukës)
1-Në malin Gjalica vazhdon zjarri në disa vatra të vogla, është drejt shuarjes
2-në fshatin Kalimash(vendi Trull, Qafë e Kumbullës) rreth 1 kilometër larg tunelit në rrugën Durrës-Kukës
3- Në malin e Kolesjanit, vatër e re zjarri (pyje me ah)

Vatra të shuara (Kukës)
1-Një vatër zjarri në Kolsh(shkurre dhe kullota)
2-Në Gostil
3-Në periferi të qytetit të Kukësit.

Vatra zjarri aktive në Has
1-Në Golaj, zjarri që është shfaqur gjatë orëve të para të mëngjesit datë 24.07.2007,me pasojë djegjen e kabllit telefonik Krumë-Zahrisht.
2-Në fshatin Gjina, drejt shuarjes (pyje dushku)

Vatra zjarri Aktive në Tropojë
1-Në afërsi të fshatit Tplah
2-Valbonë, masive me shkurre dhe kullota
3-Tek piramida C8 në Tropojë të Vjetër-rrezikohen antena radiofonike që janë të vendosura rreth 1 kilom,etër nga vatra e zjarrit(po punohet)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors