Pyjet e Korcës vazhdojnë të digjen nga vatra të reja zjarri që përhapen cdo ditë. 10 hektarë pyje dhe vreshtari në fshatin Cangonj dhe Vranisht janë shkrumbuar tërësisht.
Vatra e parë e zjarrit ishte pranë një parcele me grurë të korrur. Më pas flakët u përhapën ne një zonë me shkurre për të vazhduar më tej në një pemtari. Gjithashtu prej 3 ditësh vazhdojnë të digjen pyjet e Gërmenjit, ndonëse sot me intensitet më të ulët. Në këtë zonë zjarret kanë shkrumbuar mbi 500 hektarë sipërfaqe të gjelbëruar me pisha disa dhjetëra vjecare. (Klan)
0 Comments:
Post a Comment