Keshilli i Ministrave vendosi sot nderprerjen e shkarkimit te anijeve qe transportojne gaz, nafte dhe nenprodukte te tyre ne portet e Durresit dhe te Shengjinit.
Nderprerja nuk do te behet menjehere por u jepet 18 muaj afat kompanive qe veprojne ne keto dy porte me anije dhe depozita magazinimi qe te zhvendosen.
Veprimtaria e përpunimit të anijeve, që transportojnë naftë, gaz dhe nënprodukte të tyre, të vazhdojë të kryhet në portet e tjera, të miratuara për këtë qëllim.
Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Edhe me pare eshte tentuar qe nga porti i Durresit te largohen depozitat e naftes dhe te gazit por asnjehere nuk eshte marre nje vendim i tille. (Klan)
0 Comments:
Post a Comment