Edi Rama ka perjashtuar nga projekti i ri socialist ish kryetarin Fatos Nano. Perpara te zgjedhurve te asamblese se rinovuar socialiste Rama akuzoi Fatos Nanon e perkrahesit e tij pjese e aleances se keqes me Sali Berishen ne zgjedhjen e presidentit te ri Bamir Topi.
Madje ai ftoi socialistet te ndahen me vepra nga lideri i tyre historik. Levizjen Nano per reformimin e partise Rama e konsideroi levizje clandestine qesharake, sharlatizem foflkorik. Rama argumentoi me fakte gjyqin politik per largimin nga partia te 6 deputeteve qe votuan Topin.
Ai foli per plage ne zemer, zemer te thyer, ekspozim lakuriq te politikes se vjeter dhe celula kunder tij. Nderkohe Rama renditi nje sere kushtesh ndaj presidentit Topi per njohjen e pushtetit te tij nga socialistet kryesisht ne reformen e sistemit te drejtesise.
Rama u dha leje socialisteve te flasin e te paraqesin hapur mendime alternative pa patur frike nga ndeshkimi. Ai ftoi anetaret e parties te punojne per fitoren e zgjedhjeve te ardhme. Ne rast humbje Rama garantoi se do jape doreheqjen por kujtoi se humbja do demtoi te gjithe socialistet e thjeshte. (Klan)
0 Comments:
Post a Comment