Topi, takon Berishen e kryetaret e partive

Diten e pare te punes presidenti i ri i Republikes Bamir Topi e ka nisur duke pritur ne zyren e tij te gjithe faktoret politike ne vend.Ne fillim presidenti ka pritur kryeministrin Berisha.Rreth 20 minuta ka zgjatur takimi mes dy bashkepunetoreve te vjeter ne partine me te madhe te djathte qe tashme takohen ne pozicione te ndryshme institucionale:ish nenkryetari i PD si nr 1 i shtetit dhe kryetari i PD si kryetar i shumices ne pushtet.

Sipas njoftimit te zyres se shtypit takimi ka qene nje vizite kortezie e kryeministrit Berisha, i cili i shprehu urimet më të mira për punë të mbarë dhe suksese në përmbushjen e detyrës së nderuar dhe me përgjegjësi të Kryetarit të Shtetit.

Po sipas zyres se shtypit te presidentit biseda mes dy drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar u përqendrua në sfidat e përbashkëta të institucionit të Presidentit të Republikës dhe qeverisë si edhe në bashkëpunimin institucional në funksion të realizimit të reformave të rëndësishme për zhvillimin dhe të ardhmen euroatlantike të vendit. Dhe si per te nisur qe diten e pare me angazhimin per te qene mbi palet presidenti i Republikës, Bamir Topi ka pritur sot me kryetarët e të gjitha partive politike të opozitës.

Me ta Kryetari i Shtetit shkëmbeu mesazhe mirëkuptimi për thellimin e marrëdhënieve institucionale të përbashkëta me të gjithë faktorët politikë për ecurinë e mëtejshme të reformave në vend dhe garantimin e një bashkëpunimi të frytshëm në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve themelore të shtetit.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors