20 milione leke kunder zjarreve

20 milione leke te reja eshte fondi i akorduar nga qeveria per perballimin e situates se rende te krijuar nga renia e zjarreve ne mbare vendin per shkak te temperaturave te larta por edhe nga persona te papergjegjshem.
Kryeministri Berisha ka kerkuar angazhimin e te te gjitha strukturave edhe te qytetareve per te perballuar situaten.

Kryeministri ka verejtur se vendoret nuk jane angazhuar sa duhet ne kete process ndryshe nga ushtria e forcat e rendit
Në raste të caktuara janë identifikuar edhe krime njerëzore, zjarre të vëna nga persona kriminalë. Do tu bëja thirrje të gjithë qytetarëve që ta konsideronin parandalimin e zjarrev e si një nga detyra të më të rëndësishme në këtë periudhë, kur moti i nxehtë favorizon përhapjen e tij me shpejtësi.
Deri tani ushtria ka dhene nje kontribut thelbësor, duke u perballur më shumë se të gjithë të tjerët, gjithashtu edhe forcat e policise.

Kurse per sa i perket qeverisjes vendore, bashkitë, komunat, mund te themi se nuk janë kaq të angazhuara në parandalimin e zjarreve dhe shuarjen e tyre.

Ne përcaktuam nje fond. Mendosj se fondet kryesisht duhet të drejtohen drejt njësive më eficente. Mendoj se është e domosdoshme nje mobilizim shumë më i madh i bashkive dhe komunave të vendit. Duhet të shpallin në zonën e tyre gjendjen e emergjencë në nivel qarku dhe të mobilizohen të gjitha resurset për përballimin e situatave. Ushtria mund të mobilizojë njësi shtesë, natyrisht që duhen ti akordohen të gjitha fondet. Po kështu forcat e rendit duhet të kenë të gjitha mundësiste që të angazhohen gjithnjë e më shumë në luftën kundër zjarreve.

Duke i konsideruar problematike pyjet e Germenjit, LLogarase, Lures e Valbones kryeministri ka renditur perpjekjet e deritanishme te grupit nderministror te drejtuar nga zv kryeministri Oketa

Perpjekje shumë të mëdha janë bërë për të siguruar mjete shtesë me qera, por për fat të keq zjarret kanë përfshirë edhe shumë vende të rajonit, te cilat aktualisht nuk kane mundesi reale per te ofruar ndihme per shkak te situates se krijuar.

Sidoqoftë ne pritëm përgjigje, pasi kërkesa jonë u adresua në shumë drejtime. Pritet një përgjigje për disa kërkesa të dërguara në drejtime të ndryshme për disa mjete shtesë, por fatkeqsisht vendet perreth i kanë mjetet të anagzhuara dhe kanë mungesa te tyre në raport me situatën e pakontrolluar të zjareve që kanë rene.(Klan)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors