Ekipi i Vllaznise se Shkodres ne ndeshjen e kthimit te luajtur sonte ne Shkoder ka fituar ndaj ekipit te Zagrebit me rezultat 1-0 qe ishte e mjaftueshme te kualifikohet ne rundin tjeter te intertoto kup. Golin e vetem ne kete ndeshje e shenoi Nora ne minuten 26 te pjeses se pare.
Nje perkrahje te madhe Vllaznise i ka dhene tifozeria shkodrane e cila ne kete takim ishte lojtari i 12-te i shkodraneve. Goli i Nora ishte nje gjuatje ne nje distance prej 20 metra e cila godet mbrojtesin kroat Nadarevic dhe ndron kahjen e topit e cila perfundon ne rrjeten e Stojkic i cili ishte i pafuqishem ne kete rast.
Pas perfundimit te ndeshjes trajneri i Zagrebit BlazeviƧ ( ish- selektori i kombetares kroate )i gatshem per doreheqje pas humbjes deklaroi: Ambiciet ishin me te medhaja se sa qe lojtaret tone mundnin te jepnin ne terenin e gjelbert. Na mungon shume lojtare ne ndeshjen e kthimit Vrdoljak, Ivankovic, Lovrek dhe Brkljac. Bera gabim qe hyra ne fushe ne lojtare te lenduar, te kisha Mumlek ne vend te Lajtman me siguri do te shkonim me tej.
Tani ekipin e Vllaznise e pret nje ndeshje pak me e veshtire ne turin e ardhshem me ekipin e Trabzonspor te Turqise.
VLLAZNIA – ZAGREB 1-0 (1-0)
VLLAZNIA: Grima 7, Lici 6, Teli 6, Kotrri 6, Hoti 5,5, Simo 5,5, Osja 6, Lika 6, Kaci 6 (90. Tafili -), Sukaj 6 ( 70 Sinani -), Nora 6,5 ( 88. Dequiri -)
ZAGREB: Stojkic 6,5, Nadarevic 6,6, Labudovic 6 ( 80. Nikolic -), Cutura 5,5, Mujdza 6, Lajtman 5, Parlov 5, Ibricic 5,5 (60. Grgic 5,5), Pejic 5, Jurendic 5,5 ( 86. Orshulic -), Mandzukic 6
REFER: Jozef Attard (Malta) 6,5
GOLESHENUES: 1-0 Nora (26)
KARTON TE VERDHE: Shotri (Vllaznia)
LOJTAR I NDESHJES: Armir GRIMA
STADIUMI: Loro Borici
SHIKUES: 10000
Albania-Sport
0 Comments:
Post a Comment