Takimi Bush–Putin përfundon, asgjë konkrete për Kosovën

Kane zgjatur rreth 2 ore bisedimet mes Presidentit Amerikan Xhorxh Bush dhe atij rus Vladimir Putin ne Maine ne Shtetet e Bashkuara.

Sipas burimeve te raportuara nga ministri i jashtem rus Sergei Lavrov, i pranishëm ne takim, presidentet kane diskutuar “per 2 ore ne nje takim aspak zyrtar, ne nje atmosfere vërtet miqësore”.

Burime te administrates se Bush kane bere te ditur qe prioritet për Uashingtonin është bashkëpunimi I ngushte me Rusine per te bindur se bashku me Rusinë Iranin, qe t’i jape fund programit te tij nuklear. Nga ana e saj Moska kerkon ndaj Washingtonit mos zbatimin e planit te saj per vendosjen e bazave bërthamore ne Evropen Lindore qe kane si synim mbrojtjen ndaj programit nuklear te Iranit.

Nje tjetër pike mosmarrëveshjeje eshte dhe qëndrimi i Moskës ndaj statusit te Kosovës te propozuar nga Bashkimi Evropian. Putin mberriti ne qytetin e vogel ne Maine dje pasdite. “Nuk u diskutuan tema konkrete. Te dyja palet funksionuan me te njejten ritem. Gjate takimit u diskutua dhe per zhvillimin me tej te situates ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Rusi, dhe te botes ne te cilen evulojne sistemet demokratike te dy vendeve”, tha Lavrov per gazetaret.

a1

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors