Kryesuesi i Këshillit të Evropës Terry Davis thotë se nuk mund të parashikojë se çfarë mund të ndodhë nëse Kosova shpallet e pavarur jashtë kornizave të rezolutës së OKB-së.
“Komiteti i Këshillit të Ministrave të Evropës ende nuk e ka diskutuar këtë mundësi”, i ka thënë të përditshmes serbe “Vecernje Novosti” sekretari i përgjithshëm i këtij këshilli. Të gjithë duhet të pajtohen për një datë se kur duhet të merret vendimi për statusin, e cila duhet të bëhet në Këshillin e Sigurimeve të OKB. Unë nuk e kam biseduar me askënd mundësinë e asaj se çfarë mund të ndodh nëse Kosova e fiton shtetësinë jashtë kornizave ligjore të OKB-së, pra pa një rezolutë që e mundëson atë, ka thënë Dejvis.
Duke folur rreth dallimeve të rasteve të ndarjes së Malit të Zi nga Serbia dhe rastit të Kosovës, Dejvis ka thënë se kur Serbia dhe Mali i Zi janë pajtuar për të krijuar bashkësinë shtetërore , kanë lënë si opsion të mundshëm ndarjen me ç’rast e organizuan referendumin në maj të 2006 .
a1
0 Comments:
Post a Comment