| 08:27 FRANCË. Djali i presidentit të Çadit, Idriss Deby, u gjet sot i vdekur në parkimin nëntokësor të një ndërtese ku ai mendohej se banonte, pranë Parisit, bënë të ditur burime të policisë. Presidenti Deby kishte shkarkuar djalin e tij Brahim si këshilltar në muajin qershor të vitit 2006, pasi 27-vjeçari ishte arrestuar një diskotekë të Parisit për zotërim arme pa lejë dhe lëndësh narkotike. |
| 08:25 GREQI. Të gjitha zjarret që kanë shkatërruar që prej të mërkurës së shkuar disa rajone të Greqisë ishin sot nën kontroll, por gjendja e gatishmërisë mbetet në fuqi, tha një zëdhënës i njësisë së koordinimit të zjarrfikësve. |
| 01:48 GAZA. Trupat izraelite vranë në orët e para të mëngjesit të sotëm një palestinez të armatosur të lëvizjes së moderuar Fatah të presidentit Mahmoud Abbas gjatë një operacioni kundër njerëzve të armatosur të liderit të mbështetur nga Perëndimi. |
| 01:47 IRAK. Dy ushtarë amerikanë u vranë dje në kryeqytetin irakian Bagdad, deklaroi sot ushtria amerikane. Ushtria deklaroi se një ushtar u vra me armë zjarri në jug të Bagdadit. Ndërkohë ushtari i dytë u vra nga shkëmbimi i zjarrit që pasoi shpërthimin e një bombe kundër patrullës së tij në pjesën perëndimore të kryeqytetit irakian. |
| 07:52 SHBA. Nesër do të nisë takimi dyditor ndërmjet presidentit amerikan Xhorxh Bush dhe homologut të tij rus, Vlladimir Putin, ku Kosova do të jetë njëra ndër temat e bisedimeve. |
| 06:15 PORTUGALI. Sot është dita e fundit e kryesimit gjerman të Presidencës të radhës së Bashkimit Evropian, ndërsa nga nesër, 1 korrik, presidencën e radhës do ta marrë Portugalia. |
| 06:14 GREQI. Bashkimi Evropian ka përfshirë grupin grek të ekstremit të majtë “Lufta revolucionare”, në listën e organizatave terroriste. Për analistët, ky grup paraqitet si pasues i grupit historik grek “17-Nëntori”, përgjegjës për 23 vrasje në periudhën 1975-2000. |
| 06:13 BRITANI. Policia britanike ka rritur sot patrullat në Londër, pas zbulimit të dy automjeteve të mbushur me benzinë, gaz dhe gozhda në rajonin e teatrit në kryeqytet. Autoritetet nisën një hetim antiterririzëm pas zbulimit të eksplozivëve në dy automjete të parkuar në West End në Londër, gjë që ka sjellë ndërmend një komplot të al-Kaedës. |
| 06:12 FUTBOLL. Kandidati kryesor për “Topin e Artë”, futbollisti i njohur brazilian që luan në kampionin e Evropës, Milan, Kaka, ka bërë të ditur nëpërmjet menaxherit të tij se do të vijë në Shqipëri për të dhënë një mesazh për futbollin dhe paqen. |
| 06:11 HONG KONG. Të shtunën mbushën dhjetë vjet kur Hong Kongu iu dorëzua Kinës, duke i dhenë fund qeverisjes britanike 156-vjeçare. |
| 06:11 MILOT. Firma e inerteve “Jonix” në Skuraj të Milotit ka pësuar dëme të mëdha materiale si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur në orët e pasmesnatës, ndërkohë që pronari i saj dyshon që aktin ta kenë kryer pronarët e tokës mbi të cilën janë ngritur ambientet e firmës. |
| 06:08 IRAK. Ushtria amerikane njoftoi sot se forcat e saj kishin vrarë një egjiptian, i cili besohet të jetë anëtar i lartë i Al-Kaedës në Irak. Ushtria njoftoi me anë të një deklarate se njoftimet e shërbimit sekret tregonin se Abu Abd al-Rahman al-Masri punonte drejtpërdrejt për llogari të egjiptianit Abu Ayyub al-Masri, lider i Al-Kaedës në Irak. |
| 06:08 KORE E VERIUT. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dhe Koreja e Veriut kanë rënë dakord mbi mënyrën e monitorimit të mbylljes së reaktorit bërthamor, ndërkohë që për datën do të vendoset në bisedimet gjashtëpalëshe, deklaroi sot një zyrtar i lartë i OKB-së. |
| 06:06 IRAK. Ushtria amerikane deklaroi sot se kishte vrarë 26 militantë, për të cilët besohej se kishin lidhje me rrjetet terroriste iraniane. Ajo shtoi se ngjarja kishte ndodhur në qytetin bastion të shiitëve, Sadr Siti. Në deklaratën e rastit ushtria amerikane theksoi se shënjestër e sulmeve ajrore kishin qenë katër makina të celulave sekrete të rrjeteve terroriste dhe se ishin arrestuar edhe 17 militantë të dyshuar. |
Lajmet e fundit - Shkurt
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 Comments:
Post a Comment