Megjithëse statistikat tregojnë rritje të numrit të turistëve, bilanci i turizmit është me deficit
Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, eksporti i turizmit ka sjellë 170 milionë euro të ardhura, një shifër 15 për qind më e ulët se ajo e një viti më parë. Nga ana tjetër kemi një rritje të shpenzimeve të shqiptarëve jashtë, për udhëtime dhe për turizëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, rezidentët shqiptarë kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë shtetit rreth 177 milionë euro, ose sa 62 për qind të totalit të dërgesave nga emigrantët.
Muajt e parë të këtij viti kanë shënuar një deficit për sektorin shqiptar të turizmit, në një kohë që statistikat për numrin e turistëve tregojnë një përmirësim me të njëjtën periudhë të vitit 2006. Pavarësisht rritjes së lehtë të shpenzimeve ditore, rënia vjetore prej 14 për qind e numrit të jorezidentëve, e shoqëruar me rënien e koeficientit vlerësues të ditë-qëndrimit, ka qenë faktori kryesor në ecurinë e të ardhurave të kësaj kategorie përgjatë këtij tremujori. Sipas Ministrisë së Turizmit, numri i vizitorëve të huaj të hyrë në Shqipëri për periudhën janar-maj 2007 është 291.759 persona.
Sipas këtyre shifrave, kemi një rritje prej 54 258 persona, ose 22.8% krahasuar me numrin e vizitorëve të hyrë për të njëjtën periudhë të vitit 2006. 76% e tyre kanë vizituar vendin për qëllim pushimi. Numri i vizitorëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për muajin maj 2007, është 77 577 persona. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë vizitorë ditorë. Kemi një rritje të numrit të vizitorëve prej (16.3%) në muajin maj 2007, krahasuar me periudhën respektive të vitit 2006 dhe krahasuar me vitin 2005, kemi rritje prej 57%. Sipas mënyrës së udhëtimit, numri i vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri, me rrugë tokësore është 52 875 persona (69%), e ndjekur nga vizitorët e hyrë me rrugë ajrore 18%.
Bien të ardhurat nga turizmi
Megjithëse krahasuar me eksportet, turizmi është një burim i konsiderueshëm i furnizimit të vendit me valutë, gjatë tre muajve të parë të këtij viti, kemi një rënie të të ardhurave. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, eksporti i turizmit ka sjellë 170 milionë euro të ardhura, një shifër 15 për qind më e ulët se ajo e një viti më parë. Nga ana tjetër kemi një rritje të shpenzimeve të shqiptarëve jashtë, për udhëtime dhe për turizëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, rezidentët shqiptarë kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë shtetit rreth 177 milionë euro, ose sa 62 për qind të totalit të dërgesave nga emigrantët.
Vëllimi i shpenzimeve për udhëtime, për tremujorin e parë 2007, vlerësohet rreth 6 për qind më i vogël, krahasuar me një vit më parë, si pasojë e rënies së koeficientëve vlerësues të ditë-qëndrimit (27 për qind) pavarësisht rritjes së lehtë të shpenzimeve ditore dhe numrit të udhëtarëve (9 për qind). Turizmi gjatë viteve të fundit, ka qenë një sektorët që ka zënë vendin e dytë pas remitancave, përsa i përket furnizimit të vendit me valutë dhe njëkohësisht mbylljes së deficitit korrent. Të ardhurat nga turizmi në një vit, janë rreth 2 herë më ta larta se ato të eksporteve, duke treguar se ky shërbim mbetet ende konkurrues, nëse krahasohet me mallrat që prodhohen në vend.
Rruga që përshkojnë turistët
Sipas pikave kufitare të hyrjes, fluksi më i madh i vizitorëve është në pikat kufitare të Qafë Thanës (22.3%), Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", (18.5%), dhe pika kufitare Muriqan (15.2%). Nëse i referohemi vizitorëve që kanë hyrë sipas nënshtetësisë, numrin më të madh e kanë vizitorët e ardhur nga Evropa, 71242 persona, ose 90%; Amerika, 4 871 persona, ose 6% dhe Azia, 2 271 persona, ose 3%.
Në vizitorët e ardhur nga Evropa, numrin më të madh e kanë vizitorët e ardhur nga Maqedonia, me 15 111 persona, ose 21.2%; vizitorët nga Kosova, me 17.2% dhe Mali i Zi, me 14.7%.
Shekulli
0 Comments:
Post a Comment