Topi, tashmë mundësia e dorëheqjes nga presidenca e Tiranës

Kryesia e klubit të futbollit Tirana ka shpejtuar të bëjë urimet për presidentin e tyre, Bamir Topi, i cili tashmë është shpallur Presidenti i Republikës. Intensiteti i aktiviteteve politik dhe angazhimi në postin e kreut të shtetit mund ta bëjë të pamundur vijimësinë e zotit Topi në krye edhe të klubit Tirana.

Ndërkohë, shefi i klubit, Shkëlqim Muca, ka bërë të ditur se për momentin nuk kanë biseduar për të ardhmen me numrin 1 të shtetit dhe klubit Tirana. “Menjëherë sapo e kemi mësuar këtë eveniment, i kemi dërguar mesazhet tona të urimit.

Është vërtetë diçka shumë e rëndësishme që ai është shpallur president i vendit dhe për momentin jemi mjaftuar vetëm ti dërgojmë urimet tona”, tha Muca. I pyetur mbi mundësinë e vazhdimësisë apo jo të Bamir Topit, tashmë presidenti i republikës, në krye edhe të klubit të futbollit Tirana, shefi i klubit bardheblu është shprehur se nuk është kontaktuar në lidhje më këtë cështje ende me presidentin.

“Jo nuk kemi folur ende për këtë çështje, për momentin kemi dërguar vetëm mesazhe urimi” - përfundoi Muça duke lënë të paqartë nëse Topi do të vazhdojë të jetë edhe president I klubit Tirana.

Sigurisht që shpallja si president i vendit i Bamir Topit, është një lajm i rëndësishëm jo vetëm për klubin kryqytetas, por kjo me shumë mundësi mund ti krijojë bordit drejtues të bardhebluve edhe një problem të pamenduar më parë.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors