David Beckam, ylli anglez i futbollit, i porsa transferuar te Los Anxheles Galaxy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka frikë se mos pësojë fundin e Ledi Dianës, e cila vdiq në Paris gjatë një aksidenti rrugor ndërkohë që kërkonte t’u shpëtonte fotografëve.
Kampioni anglez e rrëfen frikën e tij në gazetën angleze “Daily Star”. “Kur dilja nga dreka në Londër kisha maksimumi 4 ose 5 makina të paparacëve që më ndiqnin, - shpjegon Bekham- . Por këtu në Los Anxheles janë jashtë çdo imagjinate. Natën e kaluar ishin 47. Është një situatë që më bën pak nervoz, pasi vrapojnë si të çmendur, pres që tani ose më vonë të më ndodhë ndonjë incident”.
0 Comments:
Post a Comment