Tirana humbet 1-0 me Domzhalen

irana zhgënjeu në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve në sytë e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Oto Bariç, kur humbi 1-0 në transfertë me kampionen e Sllovenisë, Domazhalen.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Jankoviç, me një kryevepër nga 30 metra kur mposhti Isli Hidin e pafat në minutën e 45-të. 23-herë kampionët e Shqipërisë nuk paraqitën asgjë në “Sportni Park” (rreth 2000 shikues). Dyshja e sulmit Fortuzi-Abazaj nuk prodhuan asgjë, teksa tekniku Starova e zëvendësoi “Zogun” me Eldorado Merkoçin në minutën e 70, minutë kur edhe Sefa i mesfushës i la vendin Bakallit.

Brezhiç siluroi një predhë nga 35 metra dhe Isli Hidi u bë shpëtimtar i portës kur bllokoi dy herë gjuajtjet e Gorançiç (72’) dhe Brezhiç (82’). Starova hodhi në fushë edhe Erald Deliallisin në vend të Gentian Hajdarit. Erjon Xhafa për një faull ndaj shqiptarit të Donzhales , Plumb Jusufi dhe Sina për një tjetër faull u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

I vetmi rast për Tiranën ishte ai minutës së 86’ kur Domzhale mund të kishte shkaktuar autogol. Ndeshja e kthimit do të luhet, më 25 korrik në “Qemal Stafa”. Tiranës i duhet mininalisht një fitore me dy gola diferencë. .



Ndeshja e pare:

DOMZhALE 1 - 0 TIRANA

Jankoviç 45.

---------------------------------------

Nemec - Hidi

Elsner - Sina

Zhinko - Dede

Varga - Xhafa

Aljancic - Hajdari ***

Kirm - Mukaj

Brezič - Sefa **

Grabič *** - Capia

Juninho ** - K. Duro

Ljubijankic - Abazaj

Jankovic * - Fortuzi *

---------------------------------------

* 60./Dvorancic * 70./Merkoci

** 68./Jusufi ** 70./Bekali

*** 86./Peshkar *** 79./Deliallisi

2.000 shikues

Refer: Martin ATKINSON (Angli)

Domzale-Tirana


Rezultet e ndeshjeve te para

Pobeda Prilep-Levadia Tallin (0-1)

Dudelange-Zilina (1-2)

Sheriff Tiraspol-Ranger (2-0)

Marsaxlokk-Sarajevo (0-6)

Domzale-Tirana (1-0)

Derry City-Pyunik (0-0)

Hafnarfjordur-Torshavn (4-1)

Kthehu Mvrapa

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors