Shkëlqen Besa (2-2) , humbet Teuta (6-2)

Besa është e vetmja nga skuadrat shqiptare të angazhuara në kompeticionet ndërkombëtare që arriti të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjet në transfertë. Formacioni kavajas i rumunit Dumitresku barazoi 2-2 në Beograd me serbët e Bezhaninjës, në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë e Kupës UEFA, duke përmbysur dy herë avantazhin e vendasve. Nigeriani Abdulla Ishaka (50’) dhe kamerumasi Elokan (90’) vendosën ekuilibrat me golat e Djaloviç (38’) dhe Djuroviski (58’, nga pika e bardhë).

Një tjetër fat pati Teuta e Durrësit, që pësoi një humbje tenistike 6-2 nga kroatët e Slaven Belupo. Durrsakët, që shënuan të parët me anë të Daniel Xhafaj (10’), luajtën me dhjetë lojtarë nga minuta e 22-të, pas ndëshkimit të Maringlen Kapaj me karton të kuq. Golin tjetër për Teutën e Julian Brahja. Për Slaven shënuan Posaveç (18’), Sehiç (28’,47’), Bruçina (83’) dhe Boshnjak (90’). Ndeshjet e kthimit do të luhen më 26 korrik. Nëse Besa bëri një hap të madh drejt kualifikimit, Teuta duket se e ka mbyllur aventurën e saj të pestë në Kupën UEFA.



Slaven - Teuta


Kthehu Mbrapa

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors