"TGK Skavica" paraqet projektin për ndërtimin e HEC-it mbi lumin Skavicë

Drejtuesit e konsorciumit "TGK Skavica", të përbërë nga kompanitë "Kinglor", "Geotecna dhe Tassera", Matteo Caldirola dhe Ezio Baldovin, i kanë dorëzuar dje kryeministrit Sali Berisha projektin e ri për të ndërtuar hidrocentralin mbi lumin Skavicë.

Ky projekt parashikon zgjidhje origjinale dhe bashkëkohore, duke përdorur tunele me gjatësi 6 kilometra dhe digë dheu. Varianti i paraqitur nga drejtuesit e "TGK Skavica" maksimizon prodhimin e energjisë dhe shfrytëzimin e ujërave, duke dhënë një fuqi maksimale prej 500 megavat.

Sipas projektit, hidrocentrali fillon të vihet në eficiencë në vitin e 3-të të tij, me kapacitet 30 për qind dhe në fund të vitit të 7-të garanton kapacitetin 100 për qind.

Investimi me vlerë 600 milion euro garanton zgjidhje ekonomike edhe nga pikëpamja e shfrytëzimit të terrenit dhe ambientit. Gjatë takimit të zhvilluar në Kryeministri, zoti Berisha siguroi investitorët se ky projekt, së bashku me projektet e tjera madhore në fushën energjitike, të dorëzuara nga kompani të huaja dhe vendase, do të shqyrtohen në kohë të shpejtë, konform ligjeve dhe procedurave të HEC-ve.

Kryeministri shprehu mbështetjen e gjithanshme të qeverisë dhe strukturave të saj për procedurat paraprake, deri në fillimin e punimeve.(RD)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors