Berisha takohet me ambasadorin e Çekisë

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me ambasadorin e Çekisë, Miroslav Šindelár, me rastin e përfundimit të detyrës në vendin tone.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zyra e shtypit. Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen Šindelár për ndjenjat e tij miqësore ndaj popullit shqiptar dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë periudhës së shërbimit të tij në Shqipëri. Nga ana e tij, ambasadori çek u shpreh se është dhe do të vazhdojë të mbetet një mik i popullit shqiptar, si dhe përshëndeti punën e kryeministrit Berisha për realizimin e reformave, duke i uruar suksese të mëtejshme në të ardhmen.

Gjithashtu, zoti Šindelár përshëndeti zgjedhjen e Bamir Topit si President i Shqipërisë, duke theksuar se kjo ngjarje është një zhvillim shumë pozitiv për Shqipërinë, e cila ka nevojë për stabilitet dhe reforma të mëtejshme.(RD)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors