Ambasada amerikane uron Presidentin e ri dhe nxit reformat

Ambasada e Sh.B.A. përgëzoi dje popullin dhe Parlamentin e Shqipërisë për përfundimin me sukses të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

"Ne i urojmë suksese Bamir Topit në detyrën e tij të re. Ne i bëjmë thirrje Parlamentit dhe Qeverisë së Shqipërisë të përqëndrohen dhe të punojnë së bashku tani për të zbatuar reformat e nevojshme në interes të njerëzve dhe vendit, përfshirë atë zgjedhore dhe reforma të tjera të nevojshme për integrimin në NATO dhe BE.

Ne i bëjmë thirrje Presidentit të ri të përdorë postin e tij për të nxitur bashkëpunimin dhe stabilitetin midis institucioneve demokratike të Shqipërisë", thuhet ndër të tjera në mesazhin e ambasadës amerikane. (RD)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors