Balla: Mungesa e energjisë përfshiu rajonin
Për rreth një orë e gjithë Shqipëria ka mbetur pa energji elektrike. Shkak për këtë është bërë një Blackaut rreth orës 16:10. Sipas KESH defekti ka qenë rajonal. Krahas vendit tonë edhe Maqedonia e Kosova kanë rënë në terr. Sipas njoftimit të Koorporatës Elektroenergjitike shqiptare mësohet se shkak për këtë situatë ka qenë rënia e sistemit të transmetimit që mendohet të ketë qenë nga mbingarkesa e rrjetit rajonal.
Sipas KESH, menjëherë është nisur nga puna për riparimin e defektit dhe pas një ore është rikthyer pjesërisht energjia në Tiranë e në Durrës.
Ymer Balla, drejtor i OST-së (Operatori i Sistemit të Trasmetimit), tha se defekti ende është i paqartë. "Rreth orës 16.00 ka ndodhur diçka në rajon që as ne nuk e kemi të qartë. Për shkak të këtij Black-out, kanë mbetur pa energji Kosova dhe Maqedonia, por ka gjasa që defekti të ketë përfshirë edhe vende të tjera të rajonit si Mali i Zi, por që ende nuk janë vërtetuar", tha Balla. Vetëm qyteti i Korçës nuk është përfshirë në orën e errësirës, duke qenë se furnizohet me energji elektrike nga Greqia. (RD)
0 Comments:
Post a Comment