PS përjashton 6 deputetët

Ish-Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, deputeti Ben Blushi, i kërkoi sot ish-Kryetarit të PSSH-së, Fatos Nano, që të qartësojë pozicionin e tij me këtë parti.

Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, zoti Blushi tha se më në fund grupi u divorcua nga gjashtë deputetët, që morën pjesë në seancën parlamentare ku u zgjodh Presidenti i Republikës.

Zoti Blushi u shpreh se këta deputetë duhet të japin arsyet e votimit, ndërsa e cilësoi vendimin e grupit si formal, pasi deputetët ishin të vetëpërjashtuar. Zoti Blushi tha se PS do të mbledhë forumet për të analizuar situatën, ndërsa shtoi se i është kërkuar që të rikthehet sërisht në postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së.

Sipas deputetit socialist, zoti Nano duhet të japë shpjegime për atë çka ndodhi në Kuvend, ndërsa duhen gjendur arsyet sepse 6 deputetët socialistë morën pjesë në seancë.

Zoti Blushi dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, në datën 20 Korrik në mbrëmje, pasi Kuvendi zgjodhi zotin Bamir Topi si President të Republikës. Në këtë seancë morën pjesë 6 deputetë socialistë, Taulant Dedja, Bukurosh Stafa, Durim Hushi, Durim Lamaj, Paulin Sterkaj dhe Hamit Kosta, të cilët u përjashtuan nga Grupi Parlamentar i PS-së, gjatë mbledhjes së sotme.

Përjashtimi i 6 deputetëve të PS-së nga grupi u paralajmërua që të premten në mbrëmje (20 Korrik) nga Kryetari i PSSH-së, Edi Rama, i cili gjatë një konference për shtyp tha se “këta deputetë u vetëpërjashtuan nga PS”.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors