Një 22 –vjeçare ka vrarë vjehrrën e saj duke u mbrojtur nga përdhunuesi i saj, i cili ishte kushëri i bashkëshortit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.00 në të gdhirë të ditës së hënë, në fshatin Shën Mëri të Kurbinit. Flutura Bajraktari e ka kërcënuar me çifte Besnik Bajraktarin që kishte hyrë me forcë në dhomën e saj.
Por kur 30 –vjeçari ka tentuar tia marrë armën nga dora, me një shkrepje të pavullnetshme e reja ka qëlluar mbi vjehrrën që sapo kishte hyrë në dhomë, pasi ishte zgjuar nga të bërtiturat e nuses së djalit. E moshuara ka vdekur rrugës për në spitalin ushtarak. Ndërsa agresori është arrestuar nga policia disa orë më vonë.(Klan)
0 Comments:
Post a Comment