Tare me valixhet gati

Igli Tare është një ndër katër lojtaret e Lacios me valixhet gati, se bashku me shqiptarin në listën e “padëshiruar” të trajnerit baredhekaltër, Rosi, janë dhe Simone Inzagi, Baronio e Beleri.

Sulmuesi shqiptar, sipas gazetës italiane “Il Tempo” ka gjetur në Spanjë interesimin e Seviljes dhe Majorkës, por Tares i duhet të vendosë nëse do të pranojë ofertat financiare.

Trajneri i Lacios, Rosi e ka lënë jashtë ndeshjeve miqësore ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, qoftë për shkak të problemeve fizike, por dhe për t’i dhënë sinjalin e qartë se tani shqiptari nuk bën më pjesë e planeve teknike të trajnerit nga Rimini.

Majorka e Sevilja janë gati të investojnë për sulmuesin që në Romë shënoi vetëm katër gola në dy sezone.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors