Sander: “Përveç portierit, Skela i bën të gjitha + Skela gol ne miqesore

Ervin Skela vlerësohet si një nga fituesit e fazësë përgatitorr të Energi Kotbus. Dhe ku është mendimi i trajnerit Patrik Sander, i cili ia ka bërë të ditur revistës prestigjioze gjermane “Kicker”. Skela në ndeshjet miqësore luajti në një pozicion të ri, para mbrojtjes dhe jo pas shpinës së sulmuesve.

“Vetëm portier nuk mund të luajë Ervini, më pas ai bën të gjitha, për të cilar ai ka shumë përvojë”, thotë trajneri Sander për shqiptarin, që zotëron edhe pasaportë italiane. Skela është nga nga top-lojtarët e grupit dhe një ndër më të mirët e këtyre miqësoreve, ku Energi ka arritur gjashtë fitore dhe një barazim, duke pësuar vetëm një gol e duke realizuar 28 gola. Skela u transferua në muajin janar nga klubi italian i Askolit te Kotbusi ku ka fituar fitoi vendin e titullarit të padiskutueshëm.

Energie Cottbus 2 - 1 Leeds U.

''Lojtari per gjithcka'' Ervin Skela ka qene autor i golit te fitores ne ndeshjen e mbremshme miqesore te Energie Cottbus me Leeds te Anglise. Goli i Skeles u shenua ne minuten e 17-te te pjeses se pare. Skela eshte vlersuar pozitivisht nga klubi se bashku me Schuppan dhe Küntzel.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors