Seria e incidenteve të fundit të cilat një pas një po paraqiten në tri komunat me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës, si rezultat ka tensionimin e gjendjes politike dhe ate të sigurisë në prag të zgjidhjes së statusit definitive të Kosovës, mu në kohën kur në rajon pritet një fluks i madhë i mërgimtarëve për pushime...
Është ky emrues i përbashkët i qëndrimeve të përfaqësuesve politik dhe intitucional shqiptarë me rastin e komentimit të një varg incidenteve të cilët kanë preokupuar opinionin e këtushëm.
Maltretimi dhe keqtrajtimi i disa familjeve shqiptare në Medvegjë nga ana e policisë serbe, ka përkeqësuar gjendjen e shqiptarëve të pakët në këtë komunë. Se kjo dhunë është shkaktuar nga pjestarët e policisë serbë, dëshmon vetë paralajmrimi i dorëheqjes së njeriut të parë të komunës, Sllobodan Drashkoviqit nga posti I prefektit.
Sipas tij, policia në përgjithësi e kryeshefi i policisë në veçanti janë gjenerator të dhunës së shkaktuar jo vetëm ndaj shqiptarëve lokalë por edhe ndaj serbëve të këtushëm. Drashkoviq, ka ofruar dorëheqjen e tijë, pas kërcnimeve të drejtpërdrejta të kryeshefit të policisë. Ai ka deklaruar për opinion se është i pafuqishëm karshi dhunës dhe totalitarizmit të policisë dhe kryeshefit të saj.
Ndërkohë, po thuaj paralelisht me incidentet në Medvegjë, në Preshevë, përkatësisht në koridorin dhjetë buzë vendkalimit kufitarë ndërshtetërorë Serbi- Maqedoni, xhandermëria dhe policia serbe ka tentuar dhunshëm të sigurojnë vazhdimin e punimeve të kompanisë beogradase “Interspeed”, për ndërtimin e Kompleksit afaristo tregtar. Përkundër miratimit të konkluzioneve nga ana e Kuvendit Komunal të Preshevës, për ndërprerjen e punimeve të kësaj kompanie e cila jo vetëm që ka një të kaluar tjet të dyshimtë por që edhe vendimin për ndërtim të siguruar në Ministrin për Investime Kapitale e ka tjet gjysmakë.
Ndërkaq, çështje mjaftë delikate është proçesi gjyqësor I ngritur ndaj katër të rinjëve shqiptarë në Bujanoc, të cilët më 28 nëndor të vitit të kaluar kishin vendosur Flamurin Kombëtar, në godinën e Kuvendit të Komunës së Buajnocit. Proçes ky I cili ka filluar që nga viti I kaluar dhe në kontinuitet po vazhdon edhe sot e këaj dite.
Shaip Kamberi, Kryetar I Këshillit për te Drejtat e Njeriut me seli në Bujanoc, duke pas për bazë incidentet e sipërpërmendura, ka vlerësuar se struktura të caktuara të pushtetit qendrirë në serbi, kanë për qëllim tenionimin e situatës në Luginë me qëllim të provokimit të sajë në prag të zgjidhjes së statusit definitiv të Kosovës, si dhe largimin e donatorëve ndërkombëtar nga ky rajon me qëllim të imponimit të shpërnguljeve masive të shqiptarëve nga ky rajon.(24-ore)
Kthehu Mbrapa
0 Comments:
Post a Comment