Alarmi nga zjarret, qeveria grup pune për situatën

Tiranë- Një grup pune dhe marrja e masave urgjente për përballimin e situatës së krijuar në vend me rastet e shumta të zjarreve dhe një fond i veçantë për përballimin e kësaj situate. Vendimi është marrë dje, gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme, zhvilluar pikërisht për këtë situatë.

Zjarret e rëna së fundi në zona të ndryshme të vendit, si në Dibër, Lurë, Kukës, Korçë, Lezhë e Tiranë kanë vënë në alarm qeverinë, e cila ka vendosur edhe marrjen e masave.

Sipas kreut të qeverisë, në krye të grupit të punës do të jetë zëvendëskryeministri Oketa, ndërsa në përbërje të tij, Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, ministri i Brendshëm, Nishani dhe ministri i Mbrojtjes, Mediu. "Ky grup do të bashkërendojë punën e të gjithë forcave policore dhe ushtarake që do të angazhohen për përballimin e situatës",- u vendos gjatë mbledhjes. Kryeministri Berisha bëri një paraqitje të situatës dhe kërkoi nga ministrat angazhim të plotë për zgjidhjen e këtij problemi.

Sipas Berishës, do të mobilizohen forcat e armatosura dhe helikopterët. Ai kërkoi me ngulm një bashkëpunim të tillë për të bërë zgjidhjen e shpejtë të problemeve që paraqiten. Për këtë kërkoi vënien në dispozicion të mjeteve që ministritë dhe institucionet përkatëse disponojnë, qoftë të policisë së shtetit, reparteve të zjarrfikëseve dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë të ministrisë së Brendshme. Krahas kësaj, kërkoi nga autoritetet lokale që të mobilizojnë vullnetarë për shuarjen e zjarreve, duke e cilësuar këtë si gjë të rëndësishme në momentet e rënies së zjarreve. "Secili ministër të ndjekë nga afër situatën në një qark të caktuar, në bashkëpunim me autoritetet vendore",- tha Berisha, duke garantuar ndihmën e plotë të qeverisë për këtë problem. (Shekulli)

Kthehu Mbrapa

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors